SHBA-IRAK

Obama autorizon intervenim ajror në Irak

08.08.2014 13:44

Do të ketë veprime ushtarake edhe nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar forcat irakene, të cilat po luftojnë për të mbrojtur civilët e bllokuar në male, pas përparimit të rebelëve……

Presidenti amerikan Barak Obama miratoi  përdorimin e kufizuar të fuqisë ajrore për të mbrojtur personelin amerikan, nëse militantët e ISIS do të përparojnë drejt kryeqytetit kurd, Arbil në të cilin SHBA ka konsullatën.  Do të ketë veprime ushtarake edhe nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar forcat irakene, të cilat po luftojnë për të mbrojtur civilët e bllokuar në male, pas përparimit të rebelëve. 

”Kam urdhëruar ushtrinë , të ndërrmarë sulme ndaj konvojeve të terroristëve të ISIS-it, nëse ata lëvizin drejt qytetit.Pas kërkesës së qeverisë  irakiane, ne filluam operiacionet me qëllim të shpëtimit të civilëve irakianë, të shpërngulur në male. Ata nuk kanë ushqim, nuk kanë ujë,  njerëzit po vdesin nga uria dhe fëmijët po vdesin nga etja” deklaroi Presidenti amerikan barack Obama.

Edhe ambasadori i Irakut në OKB konfirmon bisedimet për sulme eventuale ndaj ekstremistëve .

“Ne po punojmë me të gjthë vecanërisht me Uashingtonin për të marë gjetur qasjen e duhur  në rast të ndonjë intervenimi ushtarak i cili fillimisht do të jetë vetëm nga ajri. Por end enuk e kepi determinuar natyrën e intervenimit”, tha Mohamed Ali Alhakim, Përfaqësues i Përhershëm i Irakut në OKB.

Por presidenti Obama këmbëngul se nuk do të dërgojë trupa ushtarake në terren, duke thënë se nuk kishte ndërmend që SHBA-ja të ‘zvarritej’ sërish në Irak por do të mbështesë forcat e moderuara që premtojnë për stabilitet në Irak.

Edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar për situatën e krijuar në veri të Irakut.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënojnë fuqishëm persekutimin sistematik të individëve nga popullata pakicë dhe të atyre që refuzojnë ideologjinë e ISIS-it dhe të grupeve të lidhura me të”, deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Mark Lyall Grant.

Më herët, Shtetet e Bashkuara lëshuan nga ajri ndihma humanitare për mijëra persona, të cilët janë strehuar në zonat malore pas kërcënimeve me vdekje nga rebelët. Pas marrjes nën kontroll nga ISIS të qytetit Qaraqosh, i cili është qyteti më i madh i krishterë në Irak, anëtarët e minoritetit Yazidi u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe të strehohen në male. (Migena Gorenca, TVM2)