Maqedoni
Osmani: Të sillemi si politikanë të pjekur
18.09.2018 12:35
Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, takoi delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme....

Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, takoi delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, kryesuar nga Norbert Rotgen - kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman.
Vizita e përfaqësuesve të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme është pjesë e mbështetjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë, të perspektivës euroatlantike të vendit, në drejtim të inkurajimit në këto momente vendimtare, për t’u bashkuar momentumit evropian në rajon.
Osmani theksoi në takim se pret sjellje të pjekur nga të gjithë përfaqësuesit relevantë politikë në vend, që mos ta humbasin këtë shans të pakthyeshme për t’i ndihmuar shtetit dhe qytetarëve të tyre, me përmbushjen e aspiratës për anëtarësim në BE dhe NATO.
