Maqedoni

Zaev nga Ohri: Patrioti i vërtetë, voton më 30 shtator

18.09.2018 12:58

Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të fushatës “Dil voto për një Maqedoni europiane“...

Kryeministri, Zoran Zaev, në kuadër të fushatës “Dil, voto për një Maqedoni evropiane”, para qytetarëve të Ohrit tha se thirrja për të votuar “pro” më 30 shtator është detyrë patriotike e secilit qytetar që dëshiron një të ardhme më të mirë europiane për të gjithë.
 
“Patrioti i vërtetë e respekton të kaluarën e vendit të tij, por shikimi i tij është fuqishëm i fokusuar drejt ardhmërisë. Kjo është një mundësi historike, përgjegjësia është tek secili prej nesh. Mos mendoni se dikush tjetër do ta përfundojë punën. Le të mos dështojmë tani para fundit. BE-ja dhe NATO-ja janë para nesh me dorë të shtrirë, është koha të shikohemi në sy dhe të themi se mundemi. E di se mundemi, pasi besoj në këtë gjeneratë. Më të rriturit disa herë treguan se dinë të sjellin vendime të duhura në momente të duhura. E di se edhe të rinjtë do ta bëjnë këtë dhe prandaj edhe njëherë u bëj thirrje të rinjve të përfshihen në vendimin e ri historik, që është para nesh. Zgjedhja është shumë e qartë, përpara ose mbrapa, ardhmëri ose izolim, familje ose vetmi”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zaev potencoi se 29 shtetet anëtare presin referendum të suksesshëm, për ta ngritur direkun e 30 para selisë së NATO-s, ndërsa Maqedonia do të bëhet anëtarja e plotfuqishme me të drejtë vote në Aleancën më të madhe në botë. 
 
REXHEP QAMILI