Botë

Fuqia shkatërruese e uraganeve, viktima e shkatërrim në Filipine, Kinë e ShBA

18.09.2018 13:20

Stuhitë e fuqishme që kanë goditur javën e fundit më shumë vende të botës, kanë treguar fuqinë e tyre shkatërruese, duke marrë jetë njerëzish e duke lënë shkatërrim pas tyre.....

Në Nigeri, dy lumenjtë më të mëdhenj të vendit dolën nga shtrati, duke përmbytur zonat përreth me një bilanc që deri tani numëron 100 viktima. Tajfuni “Mangut” në Filipine, la të paktën  65 viktima e qindra të lënduar. Rrëshqitjet masive të tokës që shkaktoi tajfuni zunë 33 minatorë brenda galerisë, 29 rezultojnë ende të zhdukur, duke ngjallur frikën se bilanci i vdekjeve nga tajfuni mund të rritet në 100. Emergjente mbetet situata në ShBA, ku uragani “Florens” mori jetën e 18 personave. 
 
Tajfuni “Mangut” shkaktoi dëme të mëdha edhe në Hong Kong e në Kinë, ku numërohen të paktën 3 viktima. Mbi 3 milionë njerëz u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Stina e uraganeve dhe stuhive ende vazhdon.