Maqedoni

“Maqedonia e Vetme”: Zaev të tregojë cila fuqi e huaj përzihet në RM

18.09.2018 13:48

Pas ankesave ndaj raporteve të OSBE-ODIHR-it dhe deklaratave të sekretarit amerikan të mbrojtjes Matis....

Pas ankesave ndaj raporteve të OSBE-ODIHR-it dhe deklaratave të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Matis, sot nga partia “Maqedonia e vetme”, që bën fushatën për bojkot, akuzojnë kryeministrin Zaev se “vetë përhap lajme të rrejshme, duke akuzuar për ndikim rus në Maqedoni, e më pas, po vetë i tërheq këto akuza”.
 
“Zoran Zaev në periudhën e kaluar përhapte lajme për gjoja përzierje ruse dhe para ruse në Maqedoni, me qëllim të defokusimit të opinionit ndaj ngjarjeve që nuk i shkonin në favor. Dje vetë Zaev pranoi se nuk bëhet fjalë për asnjë përzierje ruse në vend. Mbetet që Zaev të përgjigjet tani nëse ndonjë fuqi e huaj përzihet në Maqedoni, me para të huaja nga NATO dhe CIA, me qëllim të realizimit të projektit anti-maqedonas, që synon fshirjen nga harta e botës të një shteti”,- akuzojnë nga “Maqedonia e vetme”, të cilët janë të sigurtë se referendumi nuk do të kalojë, meqë, siç thonë, forca e Maqedonisë është te populli e jo te fuqitë e huaja.