Maqedoni

VMRO-DPMNE: Padi penale Zaevit për nxitje të blerjes së votës

18.09.2018 14:49

VMRO-DPMNE-ja opozitare ngriti padi penale kundër kryeministrit, Zoran Zaev...

VMRO-DPMNE-ja opozitare ngriti padi penale kundër kryeministrit, Zoran Zaev, për shkak të dyshimeve se Zaev ka ftuar publikisht afaristët të ndajnë mito në këmbim të votës “pro” referendumit nga të punësuarit e tyre. VMRO akuzon edhe prokurorinë se nuk ka guxim të veprojë dhe i dorëzoi edhe video-materialin nga tubimi në Kriva Pallankë. 
 
“Në Prokurorinë Themelore Publike dorëzuam padi penale kundër kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili publikisht në mitingun në Kriva Pallankë bëri thirrje për dhënie ryshfet gjatë zgjedhjeve, gjë që është në kundërshtim të nenit 160 dhe 162 të Kodit Penal e që është vepër e dënueshme. Ne e dorëzuam këtë padi penale për arsye se kryeprokurori publik nuk veproi në përputhje me kompetencat e tij të cilat janë të parashikuara në nenin 39 të procedurës penale, gjegjësisht nuk hapi procedurë kundër Zoran Zaevit pas zërit të paraqitur në publik”,- tha anëtari i KE-së i VMRO-DPMNE-së, Dimitar Dimovski.