“Këngë Jeho”,, drejtpërdrejt në TVM 2
Këtë vit në festival do të marrin pjesë 11 ansamble dhe shoqëri kulturore artistike nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria si dhe solistë nga vise të ndryshme shqiptare........

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillim dhe mbarëvajtje të festivalit të këngëve të përpunuara dhe të stilizuara “Këngë Jeho-Strugë 2014”, që prej sonte deri të dielën, mbahet në strugë, në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore Shqiptare”.
Këtë vit në festival do të marrin pjesë 11 ansamble dhe shoqëri kulturore artistike nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria si dhe solistë nga vise të ndryshme shqiptare.
Natën e parë do ta hapë shoqëria “Shpresa” nga Veleshta, “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, “Karshiaka” nga Shkupi dhe Ansambli “Myzeqeja” nga Fieri i Shqipërisë.
Mysafir të natës së parë janë: aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi dhe disa këngëtar nga Shqipëria. Në natën e dytë në skenën e festivalit do të ngjiten SHKA-të: “Rrezet e Strugës”-Strugë, “Burimet e Sharrit” nga Tetova dhe “Gryka e Kaçanikut” nga Kosova. Festivalin do ta mbyllin shoqëritë “Valët e Liqenit” nga Ladorishti I Strugës, “Emin Duraku”-Shkup, “Xheladin Zeqiri” Tetovë dhe në përmbyllje “Shote Galica” nga Hasi i Prizrenit.
Ky festival, që është i vetmi i këtij lloji në Maqedoni, ka marrë vetëm 400 mijë denarë nga ministria e kulturës si dhe mbështetje nga Komuna e Strugës.
Transmetimi i drejtëpërdrejtë i të tre netëve të festivalit do të bëhet si tradicionalisht në kanalin e dytë të servisit publik. Duke filluar prej sonte në orën 20:30, TVM 2 sjell për ju atmosferën festive, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin festivalin në Strugë. (Ardita Imeri, TVM2)
