Dankan: s’ju tregoj si të votoni, por është ardhmëria juaj
Ministri britanik për Europë dhe Amerikë, Sër Alan Dankan, shpreson që qytetarët e vendit të marrin pjesë në vendimin e rëndësishëm për ardhmërinë e tyre më 30 shtator...

Ai shpreson që sidomos të rinjtë të jenë të interesuar në vendimin për të ardhmen e tyre.
“Ky është vendim që e merrni ju për veten tuaj dhe unë si ministër i një shtetit tjetër nuk mund t’u tregoj se çfarë duhet të bëni, nuk mund t’u lus të merrni pjesë në referendum. Por, të rinjtë duhet ta bëjnë se bëhet fjalë për të ardhmen e tyre dhe se ky vendim i tyre është një hap përpara, që do t’i mundësojë Maqedonisë t’u bashkëngjitet vendeve të tjera në NATO dhe BE”,- tha ministri britanik për Europë dhe Amerikë, Sër Alan Dankan.
Dankan është takuar edhe me kreun e opozitës, Hristian Mickovskin. Ky i fundit ka potencuar se anëtarësimi në BE dhe NATO është interes strategjik i shtetit dhe VMRO nuk është kundër këtij anëtarësimi, por kategorikisht hedh poshtë Marrëveshjen me Greqinë.
Por, kryeministri Zaev pret që të gjithë subjektet politike dhe individët të gjejnë forcën dhe të ngrihen mbi interesat politike dhe të përgjigjen detyrimit kushtetues e të deklarojnë mendimin e tyre të lirë në referendum, në këtë moment historik për të ardhmen e shtetit. Dankan u takua edhe me shefin e diplomacisë, Dimitrov.
FITORE DEMOLLI
