EKONOMI

Intervista e Bekim Nezirit për MIA

08.08.2014 14:31

Përmirësimi i biznes klimës në vend, thithja e investimeve dhe zhvillimi i turizmit në vend, janë ndër prioritetet të ministrit të Ekonomisë, Bekim Neziri, gjatë mandatit të tij në këtë dikaster.......

Përmirësimi i biznes klimës në vend,  thithja e investimeve dhe zhvillimi i turizmit në vend, janë ndër prioritetet të  ministrit të Ekonomisë, Bekim Neziri, gjatë mandatit të tij në këtë dikaster. 

Në një  intervistë  për  agjencinë e lajmeve “MIA”,ministri Neziri  thotë se gjatë mandatit të tij, dikasteri i ekonomisë mes tjerash  do të kontribuojë  edhe në rritjen e investimeve  në sektorin energjetik, për të ulur  varshmërinë nga importimi i energjisë elektrike, si dhe angazhim për  investime në miniera  si dhe në të gjitha segmentet që  janë nën kompetencat  e ministrisë së Ekonomisë.

"Masat të cilat do t'i zbatoj janë drejt përmirësimit të klimës së biznesit dhe rritjes së konkurrencës së ekonomisë nacionale, përmes rritjes së konkurrencës te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si shtytës të zhvillimit. Në këto masa do të inkorporohen edhe përvojat më të mira të shumë vendeve evropiane dhe rekomandimet e Bankës Botërore dhe institucioneve ndërkombëtare financuese", thotë Neziri

Ministri Neziri  në intervistë prononcohet  edhe për rënien e këmbimit tregtar me Kosovën, gjë që sipas tij  kjo rënie  gjatë  3 viteve të fundit  vjen si rezultat i politikës së ndryshueshme të derifateve të naftës.

“Duhet të theksoj se rënia e eksportit në periudhën e kaluar  është për shkak të rënies së eksporteve të produkteve të derivative të naftës  dhe për shkak të ndryshimit të politikës së funksionimit të OKTA-s.  Për fat të keq, shkëmbimi tregtar me Republikën e Kosovës në tre vitet e fundit ka pasur një rënie të vazhdueshme e cila vjen si rezultat të rënies së eksporteve, e cila në vitin 2011 arriti   në 540 milionë dollarë, në 2012-ën  ra për 392 milionë dollarë, ndërsa vitin e kaluar rënia  e këmbimit tregtarë arriti  në  276 milionë dollarë. Situatë  të  ngjashme kemi edhe këtë vit,  ku  gjatë  eksportit në 5 mujorin e parë,  vlera  arrin në rreth  90 milionë  dollarë,  karshi 111 milonë euro  në 5  muajt e  parë  të 2013 –ës, - thotë në intervistën për Agjencinë e lajmeve MIA ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

Në intervistën   për MIA ministri i  Ekonomisë  Neziri, gjithashtu  flet edhe për  xehtarinë, subvencionet , për instalimin e kolektorëve solarë,  përmirësimin e konkurrencës së kompanive vendore,  turizmin , dhe për  vendosjen e standardit Hallall. (Rexhep Qamili, TVM2)