VMRO- DMPNE: LSDM të tregojë çfarë ndryshon në kushtetutë. LSDM po keqpërdor fëmijët në fushatë
VMRO akuzoi sërish sot LSDM-në se ka pranuar kushtëzimet e Greqisë që do të inkorporohen në Kushtetutë, edhe pse nuk e pranon.

Nga VMRO thonë se Zaev pret që maqedonasit të ndryshojnë identitetin, emrin dhe kushtetutën, vetëm për faktin se ai pretendon se ka arritur marrëveshje të mirë.
“Përskaj Republikës së Maqedonis,ë në preambulë a do të fshihet pjesa “populli maqedonas” si dhe “qytetarët që jetojnë në kufijtë e saj”? A do të fshihet apo ndryshojë pjesa në të cilën përmendet tradita e Republikës së Krushevës? A do të fshihet pjesa e cila ka të bëjë me referendumin e 8 shtatorit 1991, kur qytetarët vendosën të konstituojnë Republikën e pavarur sovrane të Maqedonisë dhe jo Republikën e Maqedonisë së Veriut? Cila është pakënaqësia që shkaktohet nga ndryshimi i nenit 3 të Kushtetutës? A parashihet ndryshim i kufirit ekzistues, siç është sipas parimit të vullnetarizmit, apo do të ndryshohet pjesa e cila thotë se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje? A do të kujdeset Maqedonia për pozitën dhe të drejtat e popullit maqedonas në vendet fqinje dhe për të shpërngulurit në vende të jashtme, pa u përzier në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe punët e tyre të brendshme? A do të heqin dorë nga maqedonasit dhe familjet e tyre në Greqi, Bullgari, Shqipëri e Kosovë?”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Në një tjetër pres konferencë, VMRO ka akuzuar LSDM-në edhe për keqpërdorimin e fëmijëve në fushatën për referendumin.
“E ardhmja e fëmijëve tanë është më shumë se një pllakat me Zaevin e buzëqeshur apo sekuencë e ndonjë sporti të shtrenjtë. E ardhmja e fëmijëve tanë ndërtohet me punë dhe përkushtim dhe jo me mospunë dhe papërgjegjësi, siç po bën kjo qeveri e papërgjegjshme”,- thonë nga VMRO.
FLUTURA LATIFI
