Maqedoni

Besa e Bilall Kasamit: bashkërisht të angazhohemi për sukses

18.09.2018 18:48

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, përmes një pres konference ka njoftuar qytetarët për aktivitetet e fushatës së referendumit...

Sipas tyre, mesazhet e qytetarëve janë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është procesi i pakontestueshëm dhe se shqiptarët do vërtetojnë atë që deklarativisht e kemi thënë disa herë, se alternativa e vetme e Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE.

“Mesazhi i Lëvizjes Besa është shumë i qartë dhe konciz. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që bashkërisht të angazhohemi në suksesin e plotë të Referendumit si proces dhe me këtë të dëshmojmë se populli janë meritorët e ndryshimeve historike që do ta bëjnë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe BE-së”,- u tha nga Lëvizja Besa.