Maqedoni
Referendumi, “E Majta” akuzon për parregullsi
18.09.2018 19:00
Nga Partia “E Majta” e përcaktuar që në fillim se do të bojkotojë referendumin e 30 shtatorit...

Nga Partia “E Majta” e përcaktuar që në fillim se do të bojkotojë referendumin e 30 shtatorit, ankohen për parregullsi nga të cilat konsiderojnë se qytetarët mund të jenë të mashtruar.
Nga “E Majta” thonë se ka më shumë pyetje në referendum, andaj kërkojnë që sa pyetje të ketë aq fletë për të votuar. “Sipas nenit 15 të ligjit për referendum, në një fletë votuese duhet që patjetër të ketë vetëm një pyetje për t’u përgjigjur.
Nëse ka më shumë pyetje, për secilën prej tyre nevojitet fletë e veçantë votimi. Në referendumin e 30 shtatorit janë të parashtruara 3 pyetje, por që do të jepet vetëm një fletëvotimi”,- thonë nga Partia “E Majta”.
