Botë
Gjermanët e shohin pozitivisht bashkëjetesën me të huajt
18.09.2018 19:38
Shumica e qytetarëve gjermanë pozitivisht e shohin bashkëjetesën me të huajt...

Shumica e qytetarëve gjermanë pozitivisht e shohin bashkëjetesën me të huajt dhe besojnë se emigrantët do të kontribuojnë në prosperitetin ekonomik të vendit, janë rezultatet e studimit që sot i publikuan mediat gjermane.
Qytetarët, pavarësisht a janë me origjinë të huaj ose jo, shohin kryesisht pozitivisht në bashkëjetesën me emigrantët dhe popullatën lokale në Gjermani, thuhet në studimin e Departamentit për hulumtime të Kuvendit Këshillëdhënës pranë Fondacionit gjerman për integrim dhe emigrim (SVR).
"Mesazhi qendror i këtij hulumtimi është se klima për integrim në Gjermani mbetet e qëndrueshme dhe në shkallë prej zero deri 100, lëviz midis 64 dhe 70, me çka zeroja tregon qëndrimin negativ ndaj integrimit, ndërsa 100 paraqet qëndrim pozitiv", thotë drejtori i SVR, Thomas Bauer.
I ashtuquajturi barometër për integrim, SVR e shpall në intervale të rregullta. Në krahasim me anketën e fundit nga viti 2015, para valës së refugjatëve, situata dukshëm nuk ka ndryshuar./mia
