Botë
Përleshje të reja në Tripoli, një pjesë e madhe e Libisë janë lënë pa energji elektrike
18.09.2018 20:04
Luftimet në kryeqytetin e Libisë, Tripoli midis forcave të qeverisë dhe njësiteve të armatës kryengritëse...

Luftimet në kryeqytetin e Libisë, Tripoli midis forcave të qeverisë dhe njësiteve të armatës kryengritëse sërish janë në vijim edhe krahas marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit. Disa gjeneratorë të energjisë elektrike janë dëmtuar në përleshjet që shkaktoi errësirë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.
Luftimet filluan pasi Qeveria tentoi të shpërndajë njësitin e armatës, oficerët e të cilës u kundërpërgjigjën me sulm ndaj disa pjesëve të kryeqytetit. Aeroporti në Tripoli duhej të mbyllet si rezultat i çërimit të hesapeve.
Libia është në gjedje të kaosit nga Pranvera arabe në vitin 2011, kur demonstruesit, të mbështetur nga Britania, Franca dhe SHBA-ja e rrëzuar regjimin e Momaer Gadafit. Trazirat në Libi kontribuuan edhe ndaj krizës emigruese evropiane, pasi banorët e shteteve të ndryshme nëpër Afrikë e shfrytëzuan afërsinë e këtij vendi deri te Italia, që të shkojnë drejt Evropës përmes Detit Mesdhe./mia
