Botë
Europol: Sulmet kibernetike me viruse shantazhiste gjithnjë e më shpesh janë atribut i shteteve
18.09.2018 20:33
Sulmet kibernetike me viruse shantazhiste gjithnjë e më shumë janë vepër e shteteve, qëndron në raportin vjetor të Europol...

Në ato sulmet kibernetike hakerët bllokojnë të dhëna dhe dokumente të shfrytëzuesve, pas çka viktimën e shantazhojnë për para, që t'i kthejnë të drejtën për qasje deri te to.
Në vitin 2017 disa softuerë dashakeq si "UonaKraj" dhe "NotPejta" infektuan qindra mijëra kompjuterë në botë dhe shkaktuan dëme serioze ekonomike.
Përveç sulmeve kibernetike të cilat i kryejnë kriminelë që të marrin para, sulmet kibernetike botërore më shpesh iu atribuohen shteteve kombëtare, bëri të ditur Europol, me seli në Hagë./mia
