Botë
Opozita siriane e përshëndeti marrëveshjen midis Rusisë dhe Turqisë për Idlibin
18.09.2018 21:02
Komiteti opozitar sirian për negociata e përshëndeti marrëveshjen midis presidentëve të Rusisë dhe Turqisë...

Komiteti opozitar sirian për negociata e përshëndeti marrëveshjen midis presidentëve të Rusisë dhe Turqisë për Idlibin dhe theksoi se me këtë është "hapur rruga për fillimin e periudhës kalimtare në Siri".
Në deklaratën e publikuar në Tuiter, lideri opozitar Naser Hariri theksoi se realizimi i marrëveshjes së arritur në Soçi për zonën e demitalirizuar në provincën siriane veriperëndimore "do të jetë hapi i parë i rrugës drejt zgjidhjes politike gjithëpërfshirëse", për konfliktin.
Paraprakisht, edhe Qeveria siriane e ka mbështetur nismën ruso-turke. Në kumtesën që e publikoi agjencia Sana qëndron se Damasku " përshëndet çdo nismë e cila ka për qëllim që t'i jepet fund gjakderdhjes në republikë dhe e cila është e aftë ta kthejë paqen dhe sigurinë në të cilindo qoftë rajon në vend./mia
