ZGJOHU

“Zgjohu ”, Car Dushani provokon mardhëniet ndëretnike

08.08.2014 14:44

“Zgjohu” thotë se edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush e vendosi përmendoren e kontestuar të Car Dushanit, por nuk dihet as edhe kush e meremetoi atë dhe e riktheu në gjendjën e mëparme.....

Pas rivendosjes së përmendores së Car Dushanit në sheshin kryesor në Shkup, ka reaguar Lëvizja “Zgjohu” Ajo e konsideron  riparimin e përmendores si hap që ka si qëllim  të provokojë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare.

“Zgjohu” thotë se edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush e vendosi përmendoren e kontestuar të Car Dushanit, por nuk dihet as edhe kush e meremetoi atë dhe e riktheu në gjendjën e mëparme.

“Nga vetë hezitimi që të merret përgjegjësi për vendosjen dhe meremetimin e përmendores , lind dyshimi se vendosja e Car Dushanit ka për qëllim që t’i provokojë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare. Edhe vendosja, edhe meremetimi u përvodhen larg syve të opinionit, por kamerat e vendosura në vendin ku qëndron përmendorja me siguri që kanë regjistruar çdo aktivitet rreth përmendorës. Vazhdimi i vendosjes së përmendoreve kontestuese, pa vullnetin e qytetarëve, është në kundërshtim edhe me paralajmërimet e shumta të përfaqësuesve ndërkombëtar nga SHBA dhe BE për brishtësinë e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Deklaratat e autoriteteve që jepen para përfaqësuesve të lartë ndërkombëtar për përkujdesjen e tyre rreth bashkëjetesës, për fat të keq nuk po përcillën edhe me vepra konkrete, por përkundrazi, po bëhën veprime në kundërshtim me deklaratat”, - thuhet në një komunikatë të Levizjes “Zgjohu”.

Ata thonë se vendosja e përmendoreve provokuese kontribuon drejtpërdrejt në nxitje të pakënaqësive ndëretnike dhe ndërfetare si dhe të ndasive midis komuniteteve. (Memedali Jusufi, TVM2)