Maqedoni
Ahmeti: Vota “PËR”, fund ëndrrave të "Lindjes" në Ballkan
19.09.2018 10:28
Bashkimi Demokratik për Integrim, para banorëve të Haraçinës, prezantoi rëndësinë që ka për vendin votimi në referendumin e 30 shtatorit....

Vota për në këtë referendum, do t’i mundësojë vendit të rreshtohet në aleancën më të madhe ushtarake, është votë për Maqedoninë Evropiane, potencoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai është i bindur se përcaktimi i gjithhershëm i shqiptarëve “pro” perëndimit, do të jetë po aq i fuqishëm edhe me votën e tyre “pro” ardhmërisë.
“Nuk dyshoj në përcaktimin e as në vullnetin e fortë të shqiptarëve që me 30 shqiptarëve t’i thonë “po” Evropës, “po” NATO-s, “po” ardhmërisë. Shqiptarët kanë qenë pjesë e pandashme e procesit, ne kemi qenë pjesë e zgjidhjes së këtij procesit, pjesë e zgjidhjes së këtij kontesti. Ju siguroj si vëllai i juaj, me anëtarësimin e këtij vendi në NATO dhe Bashkimin Europian përfundojnë ëndrrat e lindjes që të sundojnë me shqiptarët në këto hapësira. Dilni të votoni “PËR” Maqedoninë europiane më 30 shtator, se vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e këtij vendi”,- u shpreh kryetari i BDI-së, Ahmeti.
Sonte BDI mban takime me banorët e Studeniçanit dhe të Shuto Orizares.
