Botë

Jemen, pesë milionë fëmijë përballen me urinë

19.09.2018 11:27

Rreth 1 milion fëmijë të tjerë përballen me urinë në Jemen, paralajmëroi Save the Children....

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe rënia e vlerës së monedhës së Jemenit si pasojë e konfliktit ka bërë që shumë familje të vuajnë nga mungesa e ushqimit. Por një kërcënim tjetër vjen nga luftimet rreth qytetit portual kryesor të Hudaydah, që është pika hyrëse e ndihmave më të mëdha për zonat e mbajtura nga rebelët.
 
Organizata bamirëse raporton se 5.2 milionë fëmijë në Jemen tani përballen me urinë. Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që u përshkallëzua në fillim të vitit 2015, kur rebelët e Houthit morën kontrollin e pjesës më të madhe të perëndimit të vendit dhe detyruan Presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të ikte jashtë vendit.
 
Të alarmuar nga ngritja e një grupi që ata panë si një përfaqësues të Iranit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe shtatë shtete të tjera arabe ndërhynë në përpjekje për të rivendosur qeverinë.
Lufta ka sjellë vonesa të mëdha në dhënien e pagave të mësuesve dhe nëpunësve publikë, me disa njerëz nuk marrin paga për gati dy vjet.
 
Ata që paguhen përballen me çmime të ushqimit që janë 68% më të shtrenjta se kur filloi lufta.