RASTI "MONSTRA"

Protestat për “Monstrën”, të qeta

08.08.2014 16:15

Protesta për të dënuarit e rastit “Monstra”, e mbajtur sot ka përfunduar e qetë dhe pa incidente........

Protesta për të dënuarit e rastit “Monstra”, e mbajtur sot  ka përfunduar e qetë dhe pa incidente. Familjarët e të dënuarve kërkuan llogari nga kryeministri Nikolla Gruevski, pse nuk i ka lejuar ato  që protestat ti zhvillojnë para Qeverisë, për të cilën i kanë siguruar organet kompetente se protestat do të jenë të qeta me leje të siguruar nga organet e rendit.

“E pyes kryetarin e qeverisë së Maqedonisë bashkë me kabinetin e tij, nga kush frigohet,  pse na ndalojnë edhe pse e kemi paraqitur në mënyrë të rregullt protestën tonë.  A mendon se nuk do ti dëgjon këto fjalë, jo zotëri do ti përcjellin mdiumet  dhe do ti dëgjosh, do të bindesh se jemi të sinqertë dhe të drejtë, po luftojmë për të drejtat  tona, ju po na pengoni, ju po na provokoni, ju do të na nxirrni edhe më tutje në rrugë. Të jeni të bundir, mos u frigoni se ne sot kemi dalë duarthatë  së bashku me pleq, fëmijë, me gra tu tregojmë se nuk e keni në rregull” tha kryetari i Këshillit Organizativ të protestave Bedri Ajdari.

Nga këshilli organizativ i protestës duke përsëritur kërkesat për gjashtë të burgosurit me burg të përjetshëm, thanë se do të vazhdojnë me protestat deri sa  të gjendet drejtësia  të cilën do ta kërkojnë edhe në gjykatat ndërkombëtare.

“Ne si këshill organizativ ftojmë gjithë opinionin shqiptar në Maqedoni që me anë të protestave në vazhdimsi ta mposhtim këtë sistem diktatorial të gjyqësorit, në Maqedonicili po sillet me fanatizëm ndaj qytetarëve tpë saj e posaçërisht ndaj shqiptarëve pasi kemi humbur shpesat për drejtësi në gjykatat vendore, shpresë e vetme për drejtësi në rastin monstra na mbetet gjykata e Strasburgut, por gjithsesi pasi të jenë kaluar të gjitha instancat gjyqësore në vend,” tha Daim Luçi, nga Këshilli organizativ koordinues. 

Protestuesit u nisën nga lagjja Çairçanja  dhe ndaluan para QT “Mavrovasja”. Duke kërkuar drejtësi për të burgosurit e rastit “Monstra”, ata apeluan tek policia që herën e ardhshme të mos i pengojnë protestat dhe marshutat e paralajmëruara, protestat nuk kanë qëllim dhunën por drejtësinë. (Mefail Ismaili, TVM2)