Mërgimtarët do të paguajnë sigurim shëndetësor si të tjerët
Afro 10 mijë mërgimtarë që përfitojnë pensione nga shtetet e huaja, por që jetojnë aktualisht në maqedoni, prej 1 tetorit do të mund të sigurohen në fondin shëndetësor, me cmim të njejtë si gjithë të siguruarit e tjerë në vend.....

Afro 10 mijë mërgimtarë që përfitojnë pensione nga shtetet e huaja, por që jetojnë aktualisht në maqedoni, prej 1 tetorit do të mund të sigurohen në fondin shëndetësor, me cmim të njejtë si gjithë të siguruarit e tjerë në vend.
Deri tani ata ishin të detyruar të paguanin në fond 13 % nga pensioni i tyre. Shumë ish mërgimtarë, deri tani më lehtë vendosnin të paguanin privatisht shërbimet e tyre sesa të paguanin sigurimin e lartë shëndetësor.
Me ndryshimet e reja ligjore pritet që në arkën e fondit shëndetësor cdo vit të hyjnë 4.5 milion euro.
“Numri i qytetarëve të Maqedonisë të cilët kthehen pasi marrin të drejtën për pension në shtetet e huaja, është shumë i lartë dhe kjo shifër është diku 10 000 persona. Ne presim që në periudhën e ardhshme nga 1 tetori kur edhe ligji do të hyjë në fuqi, këta 10 000 persona të përfshihen në sigurimin shëndetësor”, - deklaroi Branko Axhigogov, zedhenes i FSSHM-se.
Risia e dytë e fondit e prezeëntuar sot ëhstë edhe procedura e fertilizimit in-vitro. Gratë do të kenë të drejtë fertilizimi të tillë, me vezoret e tyre, dhe me fonde nga shteti. Deri tani, çiftet kishin të drejtë për in-vitro vetëm me material të dhuruar.
Procedura për aplikim mbetet e njëjtë. Të siguruarat do të kenë të drejtë për in-vitro me vezoren e tyre, nëse institucioni i cili kryen procedurën mund të nxjerrë material riprodhues nga ajo. (Memedali Jusufi, TVM2)
