Botë

Rusia ngriti hetim penal për rrëzimin e Ilushin

19.09.2018 21:39

Komiteti hetues rus sot ngriti hetim penal për rrëzimin e aeroplanit rus të tipit Ilushin mbi Detin Mesdhe...

Komiteti hetues rus sot ngriti hetim penal për rrëzimin e aeroplanit rus të tipit Ilushin mbi Detin Mesdhe, kumtoi zëdhënësja e Komitetit, Svetllana Petrenko.
 
"Gjykatësi hetues dhe mjekët ligjorë nga Komiteti punojnë në vendin e ngjarjes, së bashku me përfaqësues të Ministrisë ruse të Mbrojtjes", tha Petrenko.
 
Për momentin po përcaktohen rrethanat e sakta në të cilat është rrëzuar Ilushin "IL-20" në të cilin humbën jetën 15 ushtarë rusë.
 
Për momentin dihet se aeroplani ishte në rrugë drejt bazës ajrore Hmejmim dhe se kontakti me ekuipazhin ishte humbur të hënën në orën 23:00.
 
Në momentin kur Ilushin ishte zhdukur nga radari, katër aeroplanë izraelitë F-16 kishin vepruar ndaj caqeve në rajonin Lakatija në Siri.
 
Ministria ruse e Mbrojtjes dje kumtoi se mbrojtja siriane kundërajrore e kishte rrëzuar aeroplanin./mia