Botë
KB: Rritet numri i viktimave civilë në Ukrainën lindore
19.09.2018 22:03
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se në tre muajt e fundit po rritet numri i civilëve të vrarë në përleshjet në Ukrainën lindore...

Konsiderohet se në konfliktin ukrainas deri më tani janë vrarë mbi 10.000 njerëz, ndërsa më shumë viktima civilë ka në vitin e parë të konfliktit, nga viti 2014 e deri në 2015, pas çfarë ishte arritur armëpushim. Por, nga mesi i majit deri në mes të gishtit janë varrë 12 civilë, ndërsa 93 janë plagosur.
Separatistët pro-rusë kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore, rreth qyteteve Luhansk dhe Doneck, derisa forcat ukrainase tentojnë ta parandalojnë përhapjen e tyre drejt perëndimit apo drejt bregut Detit Azov./mia
