EKONOMI

Huaja prej 36.4 milion euro, depozitohet në buxhet

08.08.2014 16:24

Maqedonia huazon 36.4 milion euro nga Banka Botërore për politika zhvillimore dhe konkurencë . Dhënia e huasë së dytë sipas Ministrisë së Financave është vërtetim për besimin e Bankës Botërore në kualitetin e politikave ekonomike ne Maqedoni..........

Maqedonia huazon 36.4 milion euro nga Banka Botërore për politika zhvillimore dhe konkurencë . Dhënia e huasë së dytë sipas Ministrisë së Financave  është vërtetim për besimin e Bankës Botërore në kualitetin e politikave ekonomike ne Maqedoni.

Në kumtesën e leshuara të Ministrisë së financave thuhet.“Reformat më të vlefshme të përkrahura me këtë hua janë: zhvillimi i prodhimtarisë me vlerë të lartë të shtuar përmes tërheqjes së investimeve, lehtësimin e rikuperimin të sektorit bujqësorë, përmirësimin e efikasitetit të këmbimit tregtar me vendet e huaja, fleksibilitet më i madh i tregut të punës dhe zhvillim të shkathtësive dhe inovacioneve”.

Ndërkohë  eksperiti ekonomik Visar Ademi vlerëson ndryshe , me këto fonde sipas tij nuk shprehet besueshmëria e e Bankës Botërore në kualitetin e politikave ekonomike , por  tregon varshmërine e Maqedonisë për fonde të huaja nga institucionet ndërkombëtare.

“Mendoj që vendimi i Bankës Botërore për ti dhënë Maqedonisë një grant prej 36 milion eurove tregon varshmërinë që ka shteti nga paratë e huaja qoft në fond të kredive qoft ne formë  të mjeteve të pakthyeshme , tregon që ekonomia e vendit nuk prodhon efektet e duhura nga asistenca financiare që japing këto institucione”  - thotë ekonomisti Visar Ademi.

Ai njëherit thekson se Qeveria duhet të jetë më transparente në harxhimin e këtyre mjeteve financiare.

“Për të ndihmuar bujkun ose sektorin e prodhimtarisë edhe ndermarjet e mesme nuk do të përmirësohen aspak nga ky grant sepse ktë gjë nuk e ka përmirësuar miliona borxhet që ka marrë qeveria dhe nuk shoh se si mund të përmirëson një vlerë kaq e vogël parash .dhe e dyta duhet që edhe nëse jepet grant që është për tu përhsëndetur dua që këto vendime se ku do të harxhohen të jenë më transparente,”  - thotë më tej Ademi. 

Ky fond ëshë vazhdim i huasë së parë programore për politika zhvillimore për konkurencë nga viti 2013 e cila ishte  në vlerë prej 38.7 milion eurove. (Zejxhane Osmani, TVM2)