Maqedoni

Era e amoniakut evakuon banorët, era vinte nga pelenat e ricikluara

20.09.2018 12:36

Një kundërmim fortë amoniaku ka detyruar autoritetet të evakuojë të gjithë banorët e një ndërtese në QT “Skopjanka” në Aerodrom....

Banorët u ankuan se një kundërmim i tmerrshëm vështirësonte frymëmarrjen e tyre dhe pas denoncimit në polici se dikush ka hedhur material të panjohur në një nga hyrjet, MPB dhe zjarrfikësit me urgjencë zbrazën ndërtesën duke kërkuar burimin e kundërmimit asfiksues. Është ftuar ndihma e shpejtë, edhe pse nuk kishte të lënduar.
 
Në fakt aroma kundërmuese është shkaktuar nga riciklimi i pelenave për të moshuar nga një banore e ndërtesës, e cila në pamundësi të blinte pelena të reja për nënën e saj 90-vjeçare, thante dhe ripërdorte të vjetrat.
 
Pas dezinfektimit të kryer nga ekipi i “Higjienës Komunale” në Shkup dhe pas gjashtë orësh të kaluara jashtë, vonë në mbrëmje banorët janë kthyer në banesat e tyre. Janë ftuar edhe inspektorë të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga Instituti i Shëndetit Publik që të konfirmohet se a është e sigurt kthimi në ndërtesë.