KE, ZGJERIMI

KE: Procesi i zgjerimit vazhdon

08.08.2014 16:29

Shumë media evropiane me ndikim kanë shkruar se Bashkimi Evropian ndodhet në dilemë me ritmin e zgjerimit të tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.........

Debati i hapur brenda Bashkimit Evropian për mundësinë e mbylljes së Sekrteriatit për Zgjerim apo shkrirjen e tij brenda një sekretariati tjetër më shumë tregon lodhjen e vendeve të Unionit në përpjekjen e tyre për të përgatitur vendet pretendente, të cilat tregohen të ngathta në këtë proces, sesa interesin e BE-së për të vazhduar procesin e zgjerimit, thonë analistët politik Mrsel Bilalli dhe Albert Musliu. Megjithatë, profesori universitar Mersel Bilalli shprehet skeptic se mund të ndodh që BE të mbetet pa Komisioner për zjerim. 

“Varet nga intesiteti i luftës dhe argumenteve që do të shtrohen. Por unë nuk jamë shumë i bindur se do të eliminohet ky organ, i cili është shumë i rëndësishëm, por megjithatë ky është një mesazh  vendeve pretendente që Unioni Evropian nuk është shumë i gatshëm që t’i absorbon për një kohë të shkurtër”,  - thotë analisti Mersel Bilalli, për TVM2.

Bilalli dhe Musliu ndajnë qëndrimin se ky debat është rredhojë e situatës në vendet vendet e Evropës juglindore, të cilat vite me rradhë marrin raport të njëjtë ku evidentohen probleme të njëjta si: mosndarja e partive nga shteti, ngecje në zbatimin e reformave në drejtësi, duke vecuar si rastin më të keq Maqedoninë ku sipas tyre listës i shtohet edhe mungesa e dialogut politik dhe tensionet ndëretnike.

“Mendoj se te shtetet e Unionit Evropian, vecanërisht ato që nuk janë në afërsinë tonë, humb edhe vullneti që të merren me cështje domestike, të cilat i kemi ne. Unë kam mirëkuptim edhe për mungesën e vullnetit që ato të importojnë në famijlen evropiane problemet që këto shtete i sjellin me të”, -  shprehet kështu analisti, Albert Musliu. 

Shumë media evropiane me ndikim kanë shkruar se Bashkimi Evropian ndodhet në dilemë me ritmin e zgjerimit të tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dojçe Vele, ka shkruar se pritjet që ky post në KE të suspendohet për pesë vitet e ardhshme janë sinjal i disponimit kundër zgjerimit të BE-së, por zëdhënësi Stano i ka hedhur poshtë këto  kualifikime, duke përkujtuar se procesi i zgjerimit po vazhdon. (Shpëtim Nuredini, TVM2)