Maqedoni

Spyraki: Nuk jeni gati të merrni datë për në BE

20.09.2018 14:41

Maria Spyraki, eurodeputetja nga radhët e opozitares greke, Demokracia e Re, përsëriti qëndrimin e partisë së saj kundër Marrëveshjes së Prespës...

Spyraki potencoi se Shkupi nuk i plotëson kriteret e Kopenhagës dhe se nuk është gati për t’i filluar negociatat për anëtarësim në BE.

“Dua t’i sqaroj popullit të IRJM-së se ka mungesa të mëdha të zbatimit të reformave. Jemi këtu që t’ju kërkojmë autoriteteve dhe partive politike të ecin para, në mënyrë që të zbatojnë ligjet që veç më i kanë miratuar. Ne e mbështesim perspektivën e IRJM-së për t’u integruar, por akoma nuk është gati për të marrë datë”,- tha eurodeputetja nga “Demokracia e Re”, Maria Spyraki.