Maqedoni

Menduh Thaçi në Prishtinë, takon Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

20.09.2018 14:55

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë....

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Në takim u bisedua për integrimet euroatlantike të rajonit, si dhe për referendumin në Maqedoni.
 
Në takimin me presidentin Thaçu, bashkëbiseduesit u pajtuan se Shqiptarët, kudo që janë, duhet të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar për çdo zgjidhje në kuadër të vlerave perëndimore. Përkrahja për referendumin në Maqedoni dhe për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë është një përcaktim i qartë për të ardhmen evropiane të shqiptarëve dhe gjithë popujve të rajonit tone, thanë presidenti Thaçi dhe kreu I PDSH-së.
 
Në takimin mes Thaçit dhe Veselit, bashkëbiseduesit vlerësuan se dalja masive në referendum dhe vota “PËR”,  do të mundësonte integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ku edhe shqiptarët do të bashkoheshin në sistemin e vlerave perëndimore, si dhe do të sillte stabilitet, paqe, zhvillim ekonomik dhe forcim të demokracisë.