Maqedoni

“Tortura”, vazhdon me dyer të mbyllura dëgjimi i “bombave”

20.09.2018 15:49

Ka vazhduar pa praninë e mediave dhe publikut, dëgjimi i 35 të ashtuquajturave “bomba”....

Ka vazhduar pa praninë e mediave dhe publikut, dëgjimi i 35 të ashtuquajturave “bomba” në Gjykatën Penale në gjykimin për rastin “Tortura” lidhur me arrestimin e Lube Boshkovskit më 6 qershor të 2011.
 
Gjykata mbylli dyert e sallës, me kërkesë të mbrojtjes së të pandehurve, që u ankuan se pa kontroll po lëshohen në sy të mediave dhe publikut edhe biseda private. Nuk dihet se çfarë ka në bisedat e përgjuara që u lëshuan sot në gjykatë, por në seancën e kaluar u dëgjuan bisedat mes ish shefit të DSK-së, Mijallkov, dhe gazetarit, Dragan Pavlovic Llatas, ku imtësisht dhe përmes të qeshurave komentohet arrestimi i liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovskit, si dhe biseda mes Jordan Kamçevit dhe gazetares, Olivera Trajkovskës, ku kjo e fundit kritikon faktin se Boshkovski është arrestuar një ditë pas zgjedhjeve.