Maqedoni

Lëvizja Besa: Votë “PËR”, për të ardhmen e rinisë në vendin e tyre

20.09.2018 16:00

Vota “për” në këtë referendum është që Maqedonia të ketë shansin të jetë vend i barabartë...

Vota “PËR” në këtë referendum është që Maqedonia të ketë shansin të jetë vend i barabartë në familjen e madhe europiane dhe të gjitha benefitet e këtij integrimi t’i shijojnë qytetarët e tij, thonë nga Lëvizja Besa. Sipas tyre, vota “për” garanton perspektivë në vendin e tyre edhe për ata të rinj që aktualisht shpëtim e shohin vetëm në largimin nga Maqedonia.
 
“Shpërngulja e madhe e të rinjve vjen si pasojë e dëshpërimit që nga politikat e gabuara të qeverive të shkuara. Apeli ynë është që bashkërisht të motivojmë qytetarët për dalje masive më 30 shtator e të marrim fatin në duart tona. Vota “PËR” garanton që të rinjtë të mos shpërngulen në vendet e BE-së por të kenë standarde të lartë jetësore në vendlindje”,- u tha nga Lëvizja Besa.