Maqedoni

“Maqedonia bojkoton”: Dështimi i referendumit, shuplakë për qeverinë

20.09.2018 16:22

Nga i ashtuquajturi “Shtabi i krizës” që bën fushatën për bojkot të referendumit, kundërshtojnë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese....

Ata thonë se Kuvendi mori një vendim antikushtetues dhe gjykata duhej ta kishte pezulluar të njëjtin. Por, sipas tyre, dështimi në referendum do të tregojë se qytetarët janë kundër politikave të qeverisë.
 
“Në aspektin juridik, mendojmë se vendimi i Kuvendit për shpalljen e referendumit është antikushtetues dhe antiligjor, dhe gjykata duhet ta hidhte poshtë këtë vendim. Por, në aspektin politik, ne mendojë se referendumi duhet të mbahet sepse nuk do të ketë sukses. Dhe ky dështim do t’i jepte një goditje serioze qeverisë marionetë”,-  u tha nga “Maqedonia bojkoton”.