Referendumi, 18 OJQ shqiptare mbështetje opsionit “për”
18 OJQ shqiptare, përmes një deklarate të përbashkët, i dhanë mbështetje opsionit për në referendumin e 30 shtatorit...

Përfaqësuesit e këtyre organizatave thonë se Marrëveshja e Prespës synon integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, që është synim i kahershëm i të gjitha etniteteve në vend.
Deklarimi për në referendum, sipas tyre, mundëson reformat në drejtësi, zhvillim ekonomik, arsim e shëndetësi më të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe standard më të larë jetësor me hapje të vendeve të reja të punës.
“Përmes kësaj deklarate, ne përfaqësuesit e shoqërive civile shqiptare në Republikën e Maqedonisë, pa kurrfarë dilemash, shprehim mbështetjen tonë për dalje masive në referendumin që do të mbahet më 30 shtator dhe njëkohësisht ftojmë organizatat tjera qytetare dhe vetë qytetarët e Maqedonisë, që këtë ditë të festojnë të gjithë së bashku, duke votuar “pro” Maqedonisë euroatlantike. Këtu ne sigurojmë një ardhmëri të sigurt dhe të ndritshme për fëmijët tanë dhe të gjithë brezat e ardhshëm”,- thuhet në deklaratën e OJQ-ve.
