Maqedoni

Dita Botërore e Sëmundjeve Endokrinologjike. 100 fëmijë në vend trajtohen për hormonin e rritjes

20.09.2018 18:04

Në Ditën Botërore të Sëmundjeve Endokrinologjike te Fëmijët, Shoqata e Prindërve me problemin e rritjes kërkoi nga qeveria...

Në Ditën Botërore të Sëmundjeve Endokrinologjike te Fëmijët, Shoqata e Prindërve me problemin e rritjes kërkoi nga qeveria të ndajë më shumë mjete që të sigurohet terapi për më shumë persona që kanë problem me rritjen.

Njëherit u theksua nevoja për rritjen e vetëdijes si te qytetarët ashtu edhe te institucionet për këtë problem.

“Në Maqedoni për momentin rreth 100 fëmijë me probleme në rritje trajtohen me hormonin e rritjes. Këtë ditë botërore përsëri ia kushtojmë grupit të madh të fëmijëve që ende presin të realizojnë të drejtën për shërim. Kjo e drejtë u garantohet me ligj ndërsa asnjëherë nuk e shfrytëzojnë për shkak të caktimit të diagnozës me vonesë dhe kalojnë kohë të gjatë në listën e pritjes dhe kështu arrijnë në moshë kur nuk mund të shërohen, pasi rritja ka përfunduar”,- deklaroi Aleksandar Petrovski nga Shoqata e Prindërve të Fëmijëve me Sëmundje Endokrinologjike.

Me rastin e Ditës Botërore të Sëmundjeve Endokrinologjike u organizua matje pa pagesë e gjatësisë dhe peshës së fëmijëve që kishin dëshirë të konfirmojnë nëse gjatësia e tyre është adekuate me moshën.

GYLTENE SINANI