Maqedoni

Shoqëria civile në procesin integrues, Fon Der Lain: vizitat tona kanë një sinjal të qartë; Shekreinska: integrimi na bën edhe më të fuqishëm

20.09.2018 18:37

Anëtarësimi i Maqedonisë në aleancat më të fuqishme sot do ta bëjë atë edhe më të fuqishme në të ardhmen...

Në panel diskutimin me temë “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë”, ku ishte e pranishme edhe ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula fon der Lain, theksoi se vetë vizat e fundit në Maqedoni dëshmojnë vullnetin tonë për të punuar për një Evropë të bashkuar.

"Vizitat janë një sinjal i qartë për miqësinë tonë dhe për dëshirën tonë në të ardhmen për të bashkëpunuar më ngushtë në një Evropë të bashkuar. Unë e di se çfarë do të thotë kur njerëzit kanë mundësi të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për vendin e tyre. Pra, kjo është disiplina mbretërore e demokracisë, kur me zërin tënd vendos për të ardhmen e shtetit tënd”,- deklaroi ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Fon Der Lain.

Edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, theksoi se anëtarësim në strukturat euroatlantike na bën edhe më të fuqishëm si shtet.

“Maqedonia asnjëherë nuk i ka pasur kaq të rregulluara mundësitë, gjithherë është dashur të mundohemi për diçka që e kemi dashur. Tani ose shteti do të hyjë në NATO dhe BE ose të gjithë do të mbesim të margjinalizuar. Integrimi në aleancat më të fuqishme do të na bënë më të fuqishëm",- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në debatin gjithashtu njoftoi se të dielën, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të hapë thirrjen për pjesëmarrje të ekspertëve në grupin negociator të Maqedonisë me BE-në.

Në debatin e sotëm të organizuar me temë “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë” u theksua se sektori civil duhet të luajë rol aktiv, te jetë i zëshëm dhe të zhvilloj trysni të vazhdueshme ndaj institucioneve gjatë realizimit të reformave në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

ZEKIRIJA MEXHITI