PALESTINË-IZRAEL

Izraeli me sulme të reja në Gaza

08.08.2014 16:37

Më shumë se 18 raketa janë lëshuar drejt Izraelit, me përfundimin e afatit në 8 të mëngjesit, bënë të ditur Forcat izraelite të Mbrojtjes...........

Izraeli raportoi lëshime raketash nga Gaza gjatë mëngjesit të së premtes, pasi skadoi armëpushimi 3-ditor në Lindjen e Mesme, gjë që u mbyll pa arritjen e një marrëveshjeje për ta shtyrë atë, pavarësisht përpjekjeve të shumta.

Më shumë se 18 raketa janë lëshuar drejt Izraelit, me përfundimin e afatit në 8 të mëngjesit, bënë të ditur Forcat izraelite të Mbrojtjes. Dy prej tyre u kapën nga sistemi mbrojtës antiraketor, 14 prej tyre ranë në hapësira të pabanuara, ndërsa 2 prej tyre ranë sërish në territorin e Gazës.

Hamasi, grupi i militantëve islamik që kontrollon Rripin e Gazës, bëri të ditur se zyrtarët palestinezë që ishin në bisedime në Kajro nuk  arritën marrëveshje për shtyrjen e paqes, por negociatat duhet të vazhdojnë.

Por, zëdhënësi i qeverisë izraelite, tha se  rifillimi i sulmeve me raketa nënkupton që Hamasi ka “thyer premtimin fundamental të bisedimeve në Kajro”. Izraeli kishte deklaruar të enjten se dëshironte të shtynte afatet e armëpushimit pa vendosur kushte.