Botë

Holandë, katër fëmijë humbin jetën në një aksident

20.09.2018 20:06

Katër fëmijë nga një qendër holandeze e kujdesit ditor vdiqën nga përplasja e një treni dhe një biçiklete elektrike...

Fëmijët kanë qenë duke u dërguar në shkollat lokale me biçikletë kur ka ndodhur aksidenti në qytetin Os.

Po ashtu një fëmijë dhe një grua janë plagosur rëndë. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Ministrja e Infrastrukturës, Stientje van Veldhoven, shprehu keqardhje për viktimat.