Botë

Dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur gjatë rrëshqitjes së dheut në Filipine

20.09.2018 21:07

Së paku 10 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, e humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur...

Së paku 10 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, e humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, gjatë rrëshqitjes së dheut në pjesën qendrore të Filipineve.
 
Rrëshqitja e dheut, e cila është shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut që e kapluan këtë pjesë të Filipineve, i ka shkatërruar së paku 30 shtëpi.
 
Nga rajonet e goditura janë evakuuar 300 njerëz, ndërsa aksioni për shpëtim është në vijim. Druhet se të paktën 64  persona janë ngujuar nën gërmadha.
 
Mediat e Filipineve njoftuan se dy persona të cilët në shtëpinë e tyre, kishin mbetur nën dheun e rrëshqitur, kishin dërguar SMS-porosi për të kërkuar ndihmë.
 
Fundjavën e kaluar Filipinet u goditën nga uragani Manghut, ku e humbën jetën 88 persona./mia