Botë

Gjykata urdhëron ekspertizë psikiatrike, Le Pen refuzon

21.09.2018 09:32

Drejtësia franceze vë në dyshim gjendjen mendore të lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen....

Një Gjykatë franceze ka urdhëruar  Le Pen t’i nënshtrohet testeve psikiatrike, si pjesë e një hetimi mbi imazhet me përmbajtje dhune të fortë që Le Pen ka publikuar në rrjetet sociale, në lidhje me krimet e grupeve të “Shtetit Islamik”.
 
Menjëherë pas vendimit të gjykatës, presidentja e Frontit Nacional ka reaguar ashpër, duke deklaruar se po i cenohet e drejta e lirisë së shprehjes. Ajo ka thënë se kurrë nuk do të pranojë ta bëjë testin.