ADNAN JASHARI

Jashari: Transparencë në shqiptimin e vendimeve gjyqësore

08.08.2014 17:10

Duke mos dashur të komentoj vendimet gjyqësore, ai thotë se instatncat më të larta gjyqësore duhet të angazhohen që opinininit të gjërë ti dëshmojnë me fakte të besueshme se kush janë kryerësit e vërtetë të një vepre penale........

Në momentet kur shqiptohen vendimet gjyqësore  që kanë ndikim në tërë shoqërinë, duhet shqiptuar në mënyrë transparente, dhe kjo ka munguar në procesin gjyqësor “Monstra”. 

Kështu  i përgjigjet Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, Këshillit organizativ të protestave, kundër rastit “Monstra”, të cilët dje kërkuan  prononcim publik të Ministrit, se si ai  e vlerëson dënimin e 6 personave me burg të përjetshëm.

Duke mos dashur të komentoj vendimet gjyqësore, ai thotë se instatncat më të larta gjyqësore duhet të angazhohen që opinininit  të gjërë ti dëshmojnë  me fakte të besueshme se kush janë kryerësit e vërtetë  të një vepre penale. 

“Transparenca në pushtetin gjyqësor më rastin që ju e theksuat ka munguar dhe si rezultat I kësaj qytetarët në një farë mënyre kanë dilema në lidhje me atë se ky vendim gjyqësor në lidhje me këtë rast bazohet në fakte respektivisht nuk bazohet në fakte të besuesshme. Dua të potencoj edhe një herë gjithnjë do të kërkoj dhe do jemë që të zbatohet e drejta dhe gjithnjë do të përkrah të drejtën dhe vetëm drejtën” thotë mes tjerash ministri i Drejtësisë  Adnan Jashari. 

Ai  nuk mohon faktin se gjykatat vendore aplikojnë drejtësi selektive. Duke folur mbi denimin e protesuesve në tre raste të veçanta, ate në Tetovë, Gjorçe Petrov  dhe Shkup,  ai thotë se vendimet e gjykatës të cilat janë diametralisht të kundërta, vijnë  si rezultat I të metave të sistemit juridik, të cilat mund të mënjanohen pas miratimit të ligjit për matjen e vendimeve të ndryshme për raste apo për vepra tënjejta penale. 

"Është rezultat i të metave që i ka vetë sistemi juridik në RM-së, dhe mentalitetit të veprimit të gjyqtarëve, varësisht nga ajo se çka është object, respektivisht kush është palë në një procedur. Subjektivizmat për sjelljen e vendimeve gjyqësore duhet eliminuar. Në të ardhmen do të duhet të miratohet një ligj që do të eliminoj mundësitë  për sjelljen e vendimeve të ndryshme për raste apo për vepra të njejta penale, pra është ligji për matjen e dënimeve dhe besoj se pas miratimit të këti ligji  në një far  forme do të evitohen  mundësitë  e sjelljes së vendimeve të ndryshme për raste, respektivisht për vepra të njejta  në rethana të njejta apo rrethana përafërsisht të njejta”, u shpreh më tej Jashari .

Numri një I dikasterit të Drejtësisë në vend,  Jashari  thotë se numri i shqiptaërve në gjyqësorë nuk është në nivelin që duhet të jetë.

“Përfaqësimi aktualisht i shqiptarëve është diku reth 15 përqind, kemi gjykata ku përfaqësimi është mbi atë që duhet, psh në gjykatën e apleit në Gostivar përfaqësimi I shqiptarëve është 60 %, në Gjykatën Supreme është 25%, në Gjykatën Administrative është reth 24 %. Por ka gjykata qofshin ato Themelore, Apelit të administrative, ku përfaqësimi në nivelin e duhur “, ka shtuar ministri.

Në një të ardhme të afërt ky dikaster  do të kërkoj liberalizimin  e kushteve për hyrje në Akademinë  për Gjykatës dhe Prokuror  Publik  dhe kështu do të rritet përfaqësimi i drejtë  i shqiptarëve në Gjyqësor. (Sanie Kasami, TVM2)