Maqedoni

Vazhdon gjykimi për 27 prillin

21.09.2018 10:49

Me dëgjimin e dëshmitarëve nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale në vazhdon procesi gjyqësor për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar....

Për sot është caktuar dëshmia e më shumë dëshmitarëve, mes të cilëve Kurto Dudush, Dushica Mërgja, Agim Nuhiu, Sasho Tasevski, Vlladimir Trajkov.
 
Në seancën e kaluar janë dëgjuar vetëm dy nga dëshmitarët e arrestuar, ndërsa gjykatësja Dobrilla Kacarska e anuloi të njëjtën, pasi të akuzuarit Munir Pepiq iu përkeqësua gjendja dhe duhej dërguar për kontroll mjekësor. Të akuzuarit për rastin e ngjarjeve më 27 prill akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtor.