Maqedoni
Shekerinska: patriot është ai që mendon për të ardhmen e tij
21.09.2018 12:27
Në mitingun e mbrëmshëm në Kisela Vodë, LSDM potencoi para qytetarëve se vendi nuk guxon të humbasë....

Në mitingun e mbrëmshëm në Kisela Vodë, LSDM potencoi para qytetarëve se vendi nuk guxon të humbasë shansin që hap Marrëveshja e Prespës e që siguron anëtarësimin në BE dhe NATO.
Sipas ministres së mbrojtjes Shekerinska, Marrëveshja i hap rrugë ardhmërisë së të rinjve dhe gjithashtu çimenton edhe identitetin dhe gjuhën, e këtë e pranon edhe vetë opozita greke. Shekerinska thotë se patriot i vërtetë është ai që voton për të ardhmen e fëmijëve, familjes dhe shtetit të tij.
“Në shumë tema ne kemi mendime të ndryshme për njërën temë, ne asnjëherë nuk kemi pasur dilemë dhe ky është anëtarësimi në NATO dhe BE. Dhe tani që jemi në prag të kalimit nga Maqedonia, që kishim 27 vitet e kaluara, në një Maqedoni siç duam të jetë, tani është momenti të veprojmë pa mëdyshje, është momenti të mos frikësohemi, të mos ndahemi dhe të themi se ky shtet, ky popull e këta njerëz e dinë se çfarë duan. Ata duan të jenë patriotët e vërtetë, e t’u japin të rinjve por edhe më të moshuarve mundësinë të mos kenë më frikë, t’u japin shansin të sigurojnë më të mirën për veten e tyre, për familjet e tyre dhe për vetë shtetin. Për këtë do të jemi bashkë më 30 shtator”,- tha Radmilla Shekerinska nga LSDM.
