Maqedoni

Kasami: Anëtarësimi në BE dhe NATO, edhe për reformë në gjyqësor

21.09.2018 12:34

Fushatën për Referendumin, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit e vazhdoi mbrëmë në komunën e Gostivarit....

Para të pranishmëve, Kasami potencoi se anëtarësimi në NATO dhe BE, përveç sigurisë dhe mirëqenies ekonomike, do të garantojë reformë rrënjësore në gjyqësor, pastrim të plotë të gjykatësve të korruptuar dhe nuk do të ketë më as raste të montuara për shqiptarët por të gjithë do të jenë të njëjtë para ligjit.
 
“Me anëtarësimin në NATO, ngjarje të dhimbshme si ato të 1997 në Gostivar nuk do të ketë dhe se pushtetarët duhet të japin llogari për të gjitha rastet e montuara dhe të dyshimta që u kanë ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë. Mesazhi i Lëvizjes Besa është shumë i qartë dhe konciz. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që bashkërisht të angazhohemi në suksesin e plotë të Referendumit si proces dhe me këtë të dëshmojmë se populli është meritori i ndryshimeve historike që do ta bëjë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe BE-së”,- deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.