Maqedoni
Ahmeti: Më 30 shtator, votohet për ardhmërinë
21.09.2018 12:53
BDI takoi mbrëmë banorët e Forinës....

Para tyre, u prezantua qëndrimi se pse duhet votuar më 30 shtator në referendum “për” Maqedoninë Evropiane, që i hap rrugën anëtarësimit në BE dhe në NATO. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, potencoi se shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për momentin historik dhe për fatin se më 30 shtator nuk votohet për një marrëveshje të rëndomtë, por për historinë dhe ardhmërinë dhe për ndarjen njëherë e përgjithmonë të forcave pro-perëndimore dhe atyre regresive.
“Unë jam shumë i sigurt që forcat progresive do të fitojnë më 30 shtator, pasi të gjitha partitë politike kanë pasur pjesë të programit të tyre anëtarësim të vendit në NATO dhe BE. Ky është një moment historik për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pasi e ardhja e diplomatëve të huaj në vendin tonë është një konfirmim i miqësisë, andaj ne duhet të votojmë “për” Maqedoninë Evropiane më 30 shtator”,- u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
