Maqedoni
Vizita në Uashington, takimi Zaev - Pens
21.09.2018 09:43
Vazhdon mbështetja amerikane ndaj proceseve eurointegruese të Maqedonisë....

Kjo u konstatua edhe në takimin e realizuar të kryeministrit Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, me nënpresidentin e ShBA-ve, Majk Pens, në Uashington.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për avancimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe për referendumin. Vizita e Zaevit në Uashington vjen pas vizitës në Maqedoni të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Xhejms Matis, dhe ndihmës-sekretari shtetëror, Ves Micel, të cilët shprehën qartë përkrahjen e Uashingtonit për integrimin në NATO dhe për referendumin e 30 shtatorit.
Në fillim të muajit edhe presidenti i ShBA-ve, Donald Tramp, përmes një letre drejtuar presidentit, Gjorgje Ivanov, shprehu përkrahje për Marrëveshjen me Greqinë, duke e vlerësuar si mundësi historike për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.
