Maqedoni

AShMAAV: Mediat kujdes, heshtja zgjedhore zgjat 48 orë

21.09.2018 16:01

Heshtja zgjedhore për referendumin e 30 shtatorit fillon 48 orë para mbajtjes së tij...

Heshtja zgjedhore për referendumin e 30 shtatorit fillon 48 orë para mbajtjes së tij, pra që nga dita e premte dhe përfundon në orën 19 të datës 30 shtator, në momentin e mbylljes së vendvotimeve.
 
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele, përkujton radio-difuzerët se, sipas ligjit, anketat për mendimin e opinionit publik në lidhje me referendumin, mund të publikohen më së voni deri në 5 ditë para mbajtjes së votimit, pra deri më 24 shtator. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore, duhet të ndalojë çdo lloj forme e propagandës publike në lidhje me referendum, dhe çdo anashkalim i kësaj rregullative, konsiderohet si shkelje e heshtjes zgjedhore. Javën e  ardhshme Agjencia do të dalë edhe me raportin e parë për mbulimin mediatik të referendumit dhe për shkeljet eventuale nga radio-difuzerët.