Maqedoni
Promovohet Këshilli Gjyqësor Mediatik, qasja e mediave në gjykime - shton besimin publik
21.09.2018 16:24
Me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit mes gjykatësve dhe gazetarëve, afirmimin e transparencës....

Me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit mes gjykatësve dhe gazetarëve, afirmimin e transparencës gjyqësore dhe informimin objektiv, në mbështetje të Ambasadës së ShBA-ve, promovohet Këshilli Gjyqësor Mediatik.
Këshilli është formuar në kuadër të Shoqatës së Gjykatësve, dhe përbëhet prej 21 anëtarëve, prej të cilëve 11 gazetarë nga mediat e shkruara,elektronike dhe televizive, dhe 10 gjykatës, kryesisht kryetarë të Gjykatave në vend. Për kryetar të Këshillit është zgjedhur gazetarja, Gordana Duvnjak, ndërsa për nënkryetar kryetari i Gjykatës Themelore dy në Shkup.
Modeli për formimin e Këshillit është ai amerikan. Qasjet më të mëdha të mediumeve në gjykime dhe procedurat e tjera, kanë efekt pozitiv të besimit te opinioni, se drejtësia do të jetë e kënaqshme. Këshilli gjithashtu do të organizojë edhe punëtori për gazetarët dhe gjykatësit për njohje më të mirë të profesioneve, këmbimin e përvojave dhe praktikave pozitive si dhe përforcimin e Komunikimit të ndërsjellë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
