Kulturë
“Ditët e Naimit 2018”, laureat i festivalit poeti, Beat Brechbuhl
21.09.2018 16:42
Festivali Ndërkombëtar “Ditët e Naimit” do t’i mbledhë edhe sivjet në Tetovë poetët më të njohur nga vendi....

Festivali Ndërkombëtar “Ditët e Naimit” do t’i mbledhë edhe sivjet në Tetovë poetët më të njohur nga vendi, rajoni dhe bota, në aktivitetet tradicionale 5-ditore që zgjasin nga 8-22 tetor. Sivjet, fituesi i çmimit, Naim Frashëri, është poeti zviceran, Beat Brechbuhl, i cili ka një bagazh të madh veprash letrare, që përfshijnë poezi, romane, tregime, si dhe libra për fëmijë. Veprat e tij janë botuar në disa gjuhë të botës. Edicioni i 22-të i festivalit “Ditët e Naimit” sivjet mbështetet edhe nga Ministra e Kulturës dhe nga komuna e Tetovës.
“Juria e përbërë nga prof. dr. Ymer Ciraku, Ndue Uka dhe Isak Sherifi lauerat të këtij edicioni kanë shpallur poetin e njohur zviceran, Beat Brechbuhl”,- theksoi drejtori i Festivalit “Ditët e Naimit”, Shaip Emeurllahi.
“Dhënia e çmimit të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, për poetin nga Zvicra, Beat Brechbuhl, është vlerësim për krijimtarinë e çmuar të tij e po ashtu është vlerësim dhe nderim për rolin e çmuar të krijimtarisë letrare e cila ka meritë të kapërcimit të kufijve gjuhësorë dhe nacionalë, duke ndërtuar ura komunikimi shpirtëror mes popujve”,- theksoi kryetari i jurisë, Ymer Ciraku.
VISAR SADIKI
