Ekonomi

Maqedoni – Shqipëri, projekt interkonjeksioni për gazin natyror

21.09.2018 17:14

Në pritje të fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Elbasan-Manastir...

Në pritje të fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Elbasan-Manastir, Shqipëria dhe Maqedonia ndërmarrin hapat e parë edhe për lidhjen e tyre me rrjet gazi.

Ministrat e ekonomisë, Marjan Gjiknuri dhe Kreshnik Bekteshi, nënshkruan në Tiranë memorandumin e mirëkuptimit për koordinimin e përpjekjeve në kuadër të projektit të interkonjeksionit të rrjeteve të gazit natyror mes dy vendeve.

“Ne kemi mundësi që me këtë projekt të përbashkët që sapo nisim dhe me këtë bashkëpunim, të mund të aplikojmë edhe në Bashkimin Evropian për mbështetje financiare, pasi është një agjendë që përputhet plotësisht, qoftë me procesin e Berlinit apo agjendën e konektivitetit rajonal. Jam i bindur se lidhja me gazsjellës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të jetë me shumë rëndësi për të dyja vendet”,- u shpreh ministri i energjisë, Damian Gjiknuri.

“Jemi më shumë se të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin dhe dua t’u dëshiroj të dyja kompanive respektive që sa më shpejt grupet e punës të fillojnë të punojnë në mënyrë teknike që në një afat sa më të shkurtër këtë projekt ta kemi realitet midis dy vendeve”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Memorandumi parashikon themelimin e një grupi pune të përbashkët të gazit, vlerësimin dhe hartimin e projekt idesë për linjën e interkonjeksionit ndërmjet dy vendeve, si dhe përcaktimin e parametrave teknikë.

LULJETA NDOKA