Maqedoni

KShZ: paraqitja e të sëmurëve skadon të shtunën

21.09.2018 17:50

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në kuadër të seancës së sotme, ku u shqyrtuan aktivitetet e deritanishme dhe e gjithë mbarëvajtja e punës së këtij trupi

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në kuadër të seancës së sotme, ku u shqyrtuan aktivitetet e deritanishme dhe e gjithë mbarëvajtja e punës së këtij trupi, njoftuan se të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta dhe të sëmurët, që duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar ditën e referendumit në kushte shtëpiake, atë mund ta bëjnë deri nesër në mesnatë.

Të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar mjekësor i nevojshëm, nga mjeku specialist, si dhe nga Qendra për Punë Sociale, që u dedikohet personave të cilët kanë përkujdesje nga personi i tretë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se me bashkëpunim të hapur do të vazhdojë edhe brenda kësaj periudhe të mbetur 9-ditore deri në shpalljen e heshtjes më datë 28 shtator, e enjte në mesnatë.

KShZ kërkon nga palët e përfshira në proces dhe nga subjektet tjera që kanë vërejtje, të njëjtat t’i paraqesin në kohë.