Maqedoni

Ligji për parandalimin e korrupsionit, Deskoska: rriten kompetencat e KPPK-së

21.09.2018 18:13

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të ketë qasje të lirë deri tek llogaritë bankare të funksionarëve publikë...

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të ketë qasje të lirë deri tek llogaritë bankare të funksionarëve publikë dhe afat të shkurtër kohor brenda të cilit duhet t’i përfundojë rastet e ngritura që kanë të bëjnë me financimin e partive politike dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatave.

Këto ndryshime i parasheh Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit dhe kanë si qëllim mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit, rritjen e kompetencave, kushtet dhe kriteret, të cilat do të nënkuptojnë depolitizim të këtij funksionimi, gjë të cilën e tregon edhe Raporti i Komisionit Europian.

“Ne shpesh kemi qenë dëshmitarë të rasteve kur hapet ndonjë procedurë dhe asnjëherë nuk ka pasur përfundim që ngrinte dyshimin për ndonjë motiv për mosveprim. Do të kemi qasje tek llogaritë bankare të personave që janë funksionarë publikë dhe atyre që janë të lidhur me to, me qëllim që të mundësohet ndjekje e asaj që do të thotë financim i tyre, të ardhura e ngjashëm”,- deklaroi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

Këto ndryshime implementohen me rekomandimin e Greko-s, Pribe-së, Komisionit Evropian dhe ekspertëve.

FLORIJE BELULI KAMBERI